Barcelona në bisedime për rikthimin e Traores

Barcelona në bisedime për rikthimin e Traores

Barcelona ka filluar bisedimet me Wolves për të arritur marrëveshje drejt ri-nënshkrimit me anësorin spanjoll Adama Traore.

Katalunasit dëshirojnë fillimisht të nënshkruajn me lojtarin në formë huazimi me detyrim për ta blerë në fund të sezonit. Kjo lëvizje I jep fund shpresave të Tottenham për nënshkrimin e 26-vjeçarit, I cili e filloi karrierën e tij te Barcelona.

Skuadra e Antonio Contes kishte një ofertë prej 15 milionë funtesh për Traoren e cila ishte refuzuar ne javën e kaluar, megjithëse burime në klubin londinez e mohojnë të kenë bërë ofertë sipas BBC, përcjellë ‘Enigma’.

Traore ka edhe 18 muaj në kontratën e tij me Wolves ndërsa ende nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me klubin për vazhdimin e kontratës. Ai u largua nga Nou Camp për tek Aston Villa në vitin 2015 dhe kaloi dy vjet në Middlesbrought para se të bashkohej me Wolves për 18 milionë funte në vitin 2018.

Anësori ka 154 paraqitje për Wolves, duke shënuar 11 gola. /Gazeta Enigma/

Related Articles