Barcelona rastet, Bayern Munich triumfon – Këto janë të gjitha rezultatet e natës së sotme

Barcelona rastet, Bayern Munich triumfon – Këto janë të gjitha rezultatet e natës së sotme

Kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve e ka fituar Bayern Munich që e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2:0.

Bayern fituan falë golave të Lucas Hernandez dhe Leroy Sane që shënuan në pjesën e dytë.

Liverpooli ka shënuar fitore në minutat e fundit në përballjen kundër Ajaxit në Grupin A.

Mohamed Salah kaloi “Të Kuqtë” në epërsi pas 17 minutave lojë, me Kudus që barazoi dhjetë minuta më vonë.

Për golin e fitores së Liverpoolit u desh të pritej minuta e 89-të e takimit që Matip të shënonte në portën e holandezëve.

Këto janë rezultatet e natës së sotme të arritura në Ligën e Kampionëve:

Related Articles