Lulzim Basha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u ka përmendur të gjithë deputetëve të pranishëm agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë, heroi i Kosovës, zyrtari policor Afrim Bunjaku.
Në fjalën e tij, ai tha se votimi pro Kosovës duhet të ndodhë.
“Vendimi që marrim sot mund të duket kompleks në fakt është zgjedhja më thjeshtë që duhet ta bëjmë”.
“Votimi për Kosovën në anëtarësim të Evropës është akti më i madh i normalizimt sa i përket paqes dhe stabilitetit në Ballkan, duhet të jetë qëndrim që i mbron vlerat të cilat i përqafojmë”, ka thënë Basha.