Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka thënë se shefi i tij, kryeministri Albin Kurti, ia “ka prishur matematikat” ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës.
Sipas tij, ka “akterë ndërkombëtarë” që ia kanë premtuar një copë tokë të Kosovës Serbisë, por se Kurti nuk ka lejuar të ndodhë kjo.
“Ndoshta ia kemi prish do matematika disave atje që e kanë pasë ndoshta në mendje që me ia dhanë ndonjë copë të Kosovës Serbisë për t’ia shuar apetitet siç kanë bërë edhe më 1912 në Kongresin e Berlinit. Mendoj që ekziston kjo ide dhe mendoj që Albin Kurti ia ka prishur këto matematika ndërkombëtarëve, jo krejtve, se s’mendoj që Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira, por mendoj që ka pasë shtete që kanë qenë të përfshira në këto pazare. Akterë ndërkombëtarë që ia kanë premtu ndoshta Vuçiqit një pjesë të Kosovës për me mund me bo ndoshta një zgjidhje të lehtë. Qysh ia kanë bërë ndoshta ktynehere kur e kanë nda Kosovën”, tha Basha në Tëvë1.
Ai tha se Kosova s’mund të jetë kusur i ndërkombëtarëve pse ata, sipas tij, kanë hyrë në borxh ndaj Serbisë.
“Këta, disa prej qetyne akterëve ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe Grenellin, dhe akterë shqiptarë te na se na i dimë me emër dhe mbiemër që me i shu apetitet e Serbisë duke i dhënë toka të Kosovës. Na s’mundemi me qenë kusur i bashkësisë ndërkombëtare. Ata hinë borxh dhe kusuri me qenë Kosova. Qëto matematika i ka prishë Albin Kurti dhe mendoj që si pasojë Vuçiqi është i pakënaqur me gjendjen në veri dhe po lyp diçka tjetër, po na s’japim”