Shumë bashkatdhetarë kanë zgjedhur që festat e fundvitit t’i festojnë në vendlindjen e tyre. Ndryshe nga pasditja kur pritjet ishin deri në dy orë në mbrëmje ka rënë dukshëm fluksi i automjeteve që ia kanë mësyrë Kosovës.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendja në kufi është e qetë.
Përveç në pikën Dheu i Bardhë dhe Merdar, kur pritja maksimale për të hyrë në territorin e Kosovës është 20 minuta, në pikat e tjera nuk ka fare kolona e as pritje./Gazeta Enigma/