Mbi 100 bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë, kanë vizituar sot Kuvendin e Kosovës.
Në kuadër të aktivitetit “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, vizitorët janë njohur me ambientet e brendshme të Kuvendit, me rolin dhe punën e institucionit me të lartë përfaqësues të Kosovës.
Ata kanë shprehur interesimin e tyre për aspekte të ndryshme të punës në Kuvend e të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve, për të cilat ata kanë marrë shpjegimet dhe informacionet e nevojshme nga zyrtarët gjegjës të Kuvendit.
Kuvendi do t’i mbajë dyert e hapura edhe të enjten dhe të premten, përkatësisht më 22 dhe 23 korrik, nga ora 10:00 – 16:30. /Gazeta Enigma/