Bashkë me Osmanin në ShBA shkon edhe Gërvalla

Bashkë me Osmanin në ShBA shkon edhe Gërvalla

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme mori rrugë drejt Gjermanisë.

Por pas kësaj, ajo do të udhëtojë drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Java e Presidentes Osmani nisi me pritjen e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke vazhduar me vizitën zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë ajo do të udhëtojë drejt New York”, tha dje Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Osmanit.

“Kosova po i rifreskon marrëdhëniet me aleatët”.

Klan Kosova nga burime të veta brenda Presidencës merr vesh se bashkë me Osmanin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të udhëtojë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Vlenë të ceket se Presidentja Osmani në ditën e parë të vizitës zyrtare në Gjermani ku po qëndron me ftesë të presidentit Frank-Walter Steinmeier është pritur me nderimet më të larta shtetërore.

Në takim me homologun Steinmeier, Presidentja Osmani e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme dhe është angazhuar për thellimin e marrëdhënieve.

Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për njohje të reja, sikurse edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Related Articles