Bashkëjetesa me 15-vjeçaren e çon në pranga 21-vjeçarin nga Malisheva

Bashkëjetesa me 15-vjeçaren e çon në pranga 21-vjeçarin nga Malisheva

Një 21-vjeçar nga Malisheva është arrestuar nën dyshimet për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personat nën moshën 16 vjet”.

Sinjali mëson se i dyshuari është Q. Morina rreth 21-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është zbuluar pas një njoftimi të bërë nga Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Astrazub të Malishevës.

Viktima, një 15-vjeçare, është intervistuar nga hetuesit dhe po vazhdon trajtimin në repartin e gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Rasti po trajtohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, në koordinim me Prokurorinë kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles