Bashkëpunimi i shumëpritur Noizy ft. Stresi është gati

Bashkëpunimi i shumëpritur Noizy ft. Stresi është gati

Pas gjithçkaje që ka ndodhur në raportin mes tyre, duket se Noizy dhe Stresi jo vetëm që kanë sheshuar gjithçka, por janë edhe miq e bashkëpuntorë të mirë. Që pas pajtimit të tyre, menjëherë fansat e djemve nisën të kërkonin një bashkëpunim mes tyre. Dhe dëshira e fansave, për artistët është “urdhër”.

Pas një pritje kaq të gjatë, rep-artistat më në fund kanë gati bashkëpunimin e shumëpritur. Ata kanë publikuar në Instagram një pjesë të këngës e cila duket se ka përfunduar realizimin në studio.

Me aq pak sa mund të kuptohet, duket një këngë ritmike, për ditë të nxehta verore, e padyshim një hit që do thyejë rrjetin.

Nuk e dimë nëse djemtë e kanë realizuar ende videoklipin, por dimë që fansat po presin me padurim të dëgjojnë këngën e plotë!

Related Articles