Ministri Çeku dje priti në takim koordinues, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministrin e Ministrisë së Drejtësisë, Vigan Qorolli, përfaqësuesin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Agron Qalaj, zëvendëskryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Qerim Ademaj dhe Arbnesh Ajvazin, përfaqësues nga Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se si institucione kyçe në luftimin e dëmtimit të qëllimshëm të trashëgimisë, diskutuan për angazhimin e përbashkët e maksimal në parandalimin e dëmtimit të trashëgimisë kulturore dhe forcimin e bazës ndëshkuese për dëmtuesit.
“U dakorduan të vazhdojnë këtë koordinim përmes takimeve të rregullta dhe veprimeve të përbashkëta duke u siguruar që çdo aset të kthehet në gjendjen e mëhershme dhe ata që i dëmtojnë të marrin dënimet meritore”, thuhet në kumtesën për media të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.