Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot raportin financiar për Lëvizjen Vetëvendosje, për fushatën e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit.
Në listën e kontributdhënësve për fushatën e subjektit politik që udhëhiqet nga Albin Kurti, figuron edhe emrin i bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, i cili mban pozitë zyrtare.
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ka dhënë hiq më pak se 1 mijë e 680 euro për fushatën e VV-së, me datë 10 shkurt të 2021.
Përveç Sadriut, në listën e kontributdhënësve për VV-në janë edhe zyrtarë tjerë të lartë të kësaj partie, shkruan Gazeta Express.
Këto mjete LVV-ja i ka deklaruar me 30 mars 2021