Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, ka reaguar për avokatin David Young që është larguar nga ekipi mbrojtës i ish-komandanti të UÇK-së për procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me çështje financiare, por shëndetësore.
“Një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young. Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores”.
“E falënderoj avokatin Young për punën e palodhshme në mbrojtje të Rexhës”, ka thënë Mehmeti-Selimi. /