Largohet një nga avokatët e Rexhep Selimit

Largohet një nga avokatët e Rexhep Selimit

Ish-deputeti Rexhep Selimi, ka mbetur pa njërin nga avokatët kryesor.

Bëhet fjalë për avokatin, David Young.

Më 8 shkurt, Geoffrey Roberts, avokati kryesor i “10-shit të UÇK-së”, i ka dërguar një letër trupit gjykues se do t’ia ndërpres kontratën David Youngut si bashkëavokat.

Dërgimi i kësaj letre dha efekt të menjëhershëm, derisa nuk u bë e ditur arsyeja e largimit.

Para pak kohësh, u largua edhe Gregory Kehoe, avokat kryesor i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Shkak i këtij largimi u bë mospagesa e shërbimeve ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve.

Related Articles