Fjalëve të qeverisë turke, e cila ka shpallur armik basketbollistin turk të NBA-së, për kokën e të cilit thuhet se në një shpërblim prej 500 mijë eurosh i është përgjigjur vetë Enes Kanter. Me mesazhin e tij në rrjetet sociale, qendra 30-vjeçar turk i NBA-së, i cili luajti për Celtics vitin e kaluar, tha se nëse ai humb jetën, regjimi i Erdoganit do të jetë i vetmi përgjegjës për këtë.
Basketbollisti 30-vjeçar, i cili vitin e kaluar, së bashku me nënshtetësinë amerikane, ndryshoi emrin duke shtuar fjalën Freedom (Liri), u konsiderua nga presidenti i Turqisë, si anëtar i një organizate terroriste, sepse mbështeti Fethullah Gulen dhe tani është në “Listën e Terroristëve të Kërkuar”.
Postimi i Enes Kanter:
“Nuk mund ta besoj se kemi arritur në pikën, që duan të më vrasin. Nëse unë vritem në të ardhmen, regjimi i Erdoganit do të jetë përgjegjës. Pse administrata Biden, NATO dhe liderët perëndimorë janë të heshtur dhe ende përpiqen të kenë diplomaci me këto diktatura?”.
Në një postim të dytë, Enes Canter Freedom e “fton” Erdoganin të vijë dhe ta marrë. “Doni të humbisni gjysmë milioni? Hajdeni falas…”.