Vdes një person në Banjë të Istogut

Vdes një person në Banjë të Istogut

Është gjetur pa shenja jete një person në Banjë të Istogut.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se personi pa shenja jete është gjetur në shtëpinë e tij.

“Rreth orës 7:15 në fshatin Banjë të Istogut një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, u shpreh Gashi.

/Gazeta Enigma/

Related Articles