Bastiset një objekt në Veri, dyshohet se janë zhvilluar aktivitete të një institucioni paralel

Bastiset një objekt në Veri, dyshohet se janë zhvilluar aktivitete të një institucioni paralel



Policia e Kosovës ka bastisur një objekt në Mitrovicën e Veriut ku dyshohet se janë zhvilluar aktivitete të Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës paralele, raproton Gazeta Enigma.


Teksa e ka konfirmuar rastin, zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani ka thënë se në këtë objekt kanë konfiskuar disa dokumente.

“Sot pas pranimit të informacioneve se në një banesë afërsi të shkollës teknike mund të ishte duke funksionuar një degë e urbanizimit të Mitrovicës Veri, kemi verifikuar këtë informatë dhe ka dalë të jetë e saktë. Pasi që është kontaktuar prokurori i rastit, janë konfiskuar dokumentet e gjetura aty, janë intervistuar disa persona dhe rasti si falsifikim i dokumenteve i bashkëngjitet rastit të mëhershëm që e kishim me Strukturën paralele të Mitrovica Veri”, ka theksuar Elshani. Aktualisht nuk ka persona të arrestuar. / Gazeta Enigma.

Related Articles