Operacioni policor për kapjen e grupit kriminal, që kreu grabitje në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, javën e kaluar suharekasit u zhvillua në shtatë lokacione dhe rezultoi me një grabitës të vrarë, një polic të plagosur dhe katër të arrestuar – teksa një po kërkohet. I dyshuari kryesor, Dukagjin Gashi u vra pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë, vëllai i tij po kërkohet, ndërsa dy të dyshuarit që u arrestuan janë Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.
Operacioni i Policisë së Kosovës është përqendruar në dy qytete dhe një fshat, në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.
“Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”.
Tutje, Policia ka njoftuar se gjatë operacionit, një i dyshuar ka shtënë drejtim të policisë duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe më pas ai është neutralizuar.
Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor.
“Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, thuhet ne njoftimi e policisë.