Shevchenko mund ta marrë drejtimin e Milanit nëse largohet Pioli

Shevchenko mund ta marrë drejtimin e Milanit nëse largohet Pioli

Ani pse Milani nuk është duke planifikuar momentalisht shkarkimin e Stefano Piolit, ata po i mbajnë opsionet e tyre të hapura dhe tani është raportuar se Rossonerëve u është ofruar mundësia për të emëruar në stol Andriy Shevchenkon.

Presioni po vazhdon të rritet mbi supet e Piolit pas një serie dëshpëruese të rezultateve që ka parë kuqezinjtë të fitojnë vetëm dy nga tetë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat.

Humbja me rezultat 3-1 ndaj Borussia Dortmundit i ka lënë ata në fund të grupit në Ligën e Kampionëve, me shumë pak gjasa për t’u kualifikuar tutje.

Besimi i tifozëve tek Pioli është duke u venitur, por bordi i Milanit ka vendosur t’i qëndrojë besnik trajnerit i cili i udhëhoqi ata drejt triumfit të Scudettos më pak se dy vite më parë.

Siç ka raportuar mediumi italian Libero, Shevchenko është ende i papunë pas largimit nga Genoa vitin e kaluar dhe së fundmi ishte propozuar tek bordi i Milanit si një zëvendësues i mundshëm i Piolit deri në fund të këtij sezoni.

Milani momentalisht nuk po e konsideron këtë ide dhe me gjasë do preferonin që të promovonin trajnerin e Primaveras, ish-legjendën e klubit, Ignazio Abate në rast se vendosin të ndajnë rrugët me Piolin.

Një arsye tjetër pse Milani nuk dëshiron të largoj Piolin është për faktin se tekniku italian ka një kontratë që i skadon në vitin 2025 në bazë të cilës përfiton rreth 4.2 milionë euro në vit, andaj kësisoji do të duhej që të paguanin një dëmshpërblim në drejtim të tij.

Related Articles