Bastisje në tri lokacione në Obiliq, shoqërohen tre persona dhe sekuestrohen dy armë zjarri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot Njësiti për Reagim të Shpejtë ka kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme në Obiliq.

Në njoftim thuhet se janë arrestuar tre persona, ku dy prej tyre më pas janë liruar në procedurë të rregullt, dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen dy armë zjarri në Obiliq

Sot nga njësite të stacionit të Obiliqit, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, në tri lokacione të ndryshme janë kryer kontrolle me urdhër të prokurorit të shtetit.

Në stacion nga policia janë shoqëruar tre persona të dyshuar si dhe janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri (njëra jo funksionale).

Ndaj të dyshuarve janë kryer procedurat e nevojshme policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, është hapur rast për veprën

-Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm.

Dy nga personat e dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që njëri nga ta është dërguar në vuajtje të denimit, pasi ka rezultuar se ndaj tij është aktive një urdhëresë e gjykatës.

Related Articles