Aro Muric kërkohet nga skuadra e njohur gjermane

Aro Muric kërkohet nga skuadra e njohur gjermane

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, po kërkohet nga skuadra e Union Berlinit të Gjermanisë, përcjell “Sky Deutschland” të mërkurën. Ekipi gjerman ka shprehur interesim për 24-vjeçarin, i cili është pjesë e Burnley, ekip që bën gara në Premier League.

Muriq këtë sezon nuk e ka asnjë paraqitje në elitën e futbollit anglez dhe deri më tani, ka regjistruar vetëm dy ndeshje në Kupën e Ligës.

Ai po shihet si përforcim i duhur për Union Berlinin, ekip që këtë sezon po paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi gjerman po synon t’i sigurojë shërbimet e Muriq në afatin kalimtar të janarit, ndërsa së shpejti do ta kontaktojë Burnleyn.

Muriq verën e shkuar iu bashkua Burnleyt dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 3 milionë euro. Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026.

Related Articles