Trajneri Tahir Batatina është i lumtur që skuadra e tij Llapi ka shënuar tri fitore në po aq ndeshje të zhvilluara në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi të enjten mposhti Dukagjinin në Klinë me shifrat, 1:0. Batatina thotë se për fitoren ndaj Dukagjinit, Trepçës ’89 dhe Drenicës, meritat i kanë lojtarët e tij.
“Ishim të vëmendshëm gjatë gjithë lojës dhe nganjëherë është më me rëndësi të heqim dorë nga loja jonë e mirë dhe të fitojmë pikët e plota. Kërkuam që ta presim kundërshtarin dhe ta zëmë në kundërsulme. Mendoj se menaxhuam mirë lojën në pjesën e dytë dhe më meritorët për këtë fitore janë lojtarët. Kemi potencial dhe më gëzon ky start i mirë i Llapit në pranverë me katër fitore në katër ndeshje. Në çdo aspekt merituam fitoren. Në fundjavë luajmë derbin ndaj Prishtinës në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ku synojmë po ashtu fitore”, ka thënë Batatina.