Daja i kundërpërgjigjet Arsim Thaqit: Drita dunet të na ndal neve, jemi tri pikë përpara

Daja i kundërpërgjigjet Arsim Thaqit: Drita dunet të na ndal neve, jemi tri pikë përpara

Xhiroja e 21-të në Superligë ka qenë e mirë për Dritën dhe Ballkanin.

Gjilanasit e mposhtën Prishtinën me rezultat 1-2. Pas kësaj fitoreje trajneri Arsim Thaqi deklaroi se Drita do të dali kampion në fund të kampionatit duke zgjuar debate në botën e futbollit.

Sot, Ballkani e ka mposhtur Trepçën ’89 dhe pozicionohet në vendin e parë me 47 pikë, tri më shumë se Drita.

Deklaratës së Thaqit sot iu është përgjigjur Ilir Daja duke ia rikujtuar trajnerit të Dritës se janë në vend të parë.

“E para Drita duhet të na ndali neve se jemi tre pikë përpara. Si mundet një trajner që ka gati edhe dy faza dhe është në vend të dytë the thotë se do të dali kampion, mendoj nga vetja dhe nuk merrem me kolegët, sepse nuk jam marrë ndonjëherë me kolegët”, ka deklaruar Ilir Daja, raporton Gazeta Enigma.

Më poshtë shikoni deklaratën e plotë të Ilir Dajës:

Related Articles