Llapi e ka fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, në historinë e tyre 90-të vjeçare.
Llapjanët në finalen e cila është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” e kishte mposhtur Dukagjinin me anë të penalltive, ndërsa ju kujtojmë që loja e rregullt ka përfunduar në mënyrë të barbartë 1:1.
Klubi nga Podujeva e kan festuar gjatë, pasi njëherit ekipi e siguroi edhe pjesëmarrje në garat evropiane. E kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, nuk e ka ndërmend Kupën ta lë në sirtar pasi ai po e feston edhe me shoqëri në kafe.
“Së bashku me shoqëri duke u përgatitur për Garat Evropiane” ka shkruar Batatina.