Katër e klubet e Superligës do t’i zhvillojnë ndeshjet e kthimit në garat evropiane.
Klubi Futbollistik “Llapi” do të përballet me skuadrën malazeze Buducnost Podgorica. Ndeshja e parë e luajtur në Mal të Zi ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat, 2-0, shkruan Gazeta Enigma.
Llapjanët po shpresojnë që do e rikthejnë rezultatin në “Fadil Vokrri” dhe se kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të përkrahet skuadra e Llapit.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka qenë i ftuar në emisionin “Ekipi A”, ku ka folur edhe për organizimin e ndeshjes.
Sipas Batatinës, nuk ka qenë problemi që Llapi dëshiron me fitu mjete financiare, por që biletat kanë qenë të shtrenjta.
“Nuk është problemi që Llapi dëshiron me fitu. Në këtë kohë që po jetojmë 20 euro një biletë është shumë. Filozofia e Llapit në këtë ndeshje nuk është me fitu mjete financiare, filozofia e kryesisë është me ju tregu klubeve tjera si me i kthye tifozët në tribuna. Nuk kthehen tifozët me 8 euro bileta ose 10 euro sepse kanë 200 euro pagë mujore. Përveç Llapit asnjë klub nuk mundet me i bo 10 mijë tifozë në “Fadil Vokrri”.
Llapi – Buducnosti do të zhvillohet ditën e enjte me fillim nga ora 20:00.
/GAZETA ENIGMA/