Skuadra e Gjilanit ka fituar sot ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Llapit me rezultatin 1-0 dhe ka arritur finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Gjilani fitoi ndaj Llapit me rezutlatin e përgjithshëm 3-1, për të arritur finalen – ku do ballafaqohet me Prishtinën.
Pas ndeshjes, Batatina u ankua në referim dhe tha se Gjilani nuk e meriton finalen dhe s’ka kualitet të marrë trofeun.
“Mendoj që sot vetëm lojë s’ka pas, vetëm futboll s’ka pas, Gramosi (gjyqtari) e la të luhet një lojë pa futboll, ka pasur vonesa dhe arbitri asnjë moment s’ka dhënë karton. Është jo normale kjo çka ndodhi”, tha Batatina për Art Sport.
Batatina theksoi se tani do të luftojë në kampionat që ta arrijë Evropën.
“Gjilani nuk e meriton fitoren e as finalen, ne tani duhet të fokusohemi në kampionat dhe të luajmë në kampionat për të kapur Evropën në finale. Gjilani nuk ka potencial ta mposht Prishtinën”, përfundoi ai.