Ramadani i përgjigjet Batatinës: Ju mposhtëm në dy ndeshjet, nuk mund të thuhet që se merituam finalen

Ramadani i përgjigjet Batatinës: Ju mposhtëm në dy ndeshjet, nuk mund të thuhet që se merituam finalen

Skuadra e Gjilanit ka fituar sot ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Llapit me rezultatin 1-0 dhe ka arritur finalen e madhe të Kupës së Kosovës, ku e pret Prishtinën që eliminoi Vushtrrinë.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Batatina theksoi se Gjilani nuk e meritoi fitoren, por kështu nuk mendon Zekrija Ramadani, i cili iu kundërpërgjigj duke thënë se e mposhti në dy takime dhe finalja është mëse e merituar.

“Çdo trajner ka arsyet pse e thotë atë, ndoshta për ta mbrojtur veten, ne i mposhtëm në dy ndeshjet dhe nuk mund të thuhet se nuk e merituam”, tha Zekrija Ramadani për Art Sport.

Related Articles