Batatina pas humbjes nga Gjilani: Gjyqtari nuk na lejoj të luajmë futboll, synimi ynë është finalja e Kupës

Batatina pas humbjes nga Gjilani: Gjyqtari nuk na lejoj të luajmë futboll, synimi ynë është finalja e Kupës

Llapi ka pësuar disfatë në ndeshjen kundër Gjilanit, në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Kosovës.

Llapjanët u mposhtën 2:4 nga Gjilani në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka komentuar përballjen, ndërsa tha se ekipi i tij nuk ishte në element dhe se vëmendja e tyre është në finalen e Kupës.

“Mendoj që nuk kemi qenë në element. Kemi siguruar Evropën dhe jemi duke menduar për finale të Kupës. Fokusi është në finale. Ndryshimet në formacion kanë qenë që të jemi sa më të gatshëm për finale. Nuk është dashur ta humbim ndeshjen pasi e barazuam rezultatin. Kemi pasur gabime në fazën defanzive të cilat na kushtuan”, ka thënë Batatina për ArtSport.

“Një ndeshje që prodhoi gola dhe për shikues ka qenë atraktive. Mendoj që Gjilani arriti t’i shfrytëzoj gabimet e fazës defanzive nga ana jonë. Ne kemi pranuar gol pasi pas barazimit e kërkuam edhe golin e epërsisë. Kemi luajtur shumë mirë, por gjyqtari nuk na lejoj të luajmë futboll. Një referim të tillë nuk e meriton Superliga, pasi ka avancuar dhe ka shkuar përpara. Madje ka hezituar në disa raste të konsultohet edhe me sistemin VAR”, shtoi Batatina.

Related Articles