Batatina: Prindërit duhet t’i lenë të qetë fëmijët sepse po dështojnë, nuk mundet babai futbollistit me ndërhy në ekip

Batatina: Prindërit duhet t’i lenë të qetë fëmijët sepse po dështojnë, nuk mundet babai futbollistit me ndërhy në ekip

Edhe më tutje janë duke vazhduar debatet për zgjedhjen e futbollistëve se cilën kombëtare zgjedhin ta përfaqësojnë.

Mbrëmë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ babai i futbollistit Adrion Pajaziti ka treguar se pse djali i tij u largua nga Kosova U21, raporton Gazeta Enigma.

Pajaziti tha se ndërrimi i pozicionit dhe mospërkujdesja e stafit mjekësor të ‘Dardanëve’ ka bërë që të merr një vendim të tillë.

Pas kësaj deklaratë, i zëshëm ka qenë kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili tha se prindërit nuk kanë të drejtë t’i përzihen stafit teknik dhe se janë problemi kryesor që fëmijët e tyre po dështojnë.

“Nuk mundet babai me tregu se a duhet me fut në lojë apo jo. Nuk ka shanse mu asnjë prind me më tregu se a luan lojtari. Selektori vendos edhe selektori i mbanë pasojat për mossukses. Prindërit duhet t’i lejnë të qetë fëmijët, sepse më së shumti këta janë duke i prishë”, tha Batatina në emision.

/Gazeta Enigma/

Related Articles