Batatina: Unë jam Arsene Wenger i Kosovës, ekipeve të Duros ua kam fshehur topin

Batatina: Unë jam Arsene Wenger i Kosovës, ekipeve të Duros ua kam fshehur topin

Kryetrajneri i Klubit Futbollistik “Llapi”, Tahir Batatina, ka vizituar kombëtaren shqiptare në hotel para ndeshjes miqësore me Bullgarinë.

Batatina ka postuar dy fotografi ku shihet me futbollistët si Jasir Asani, Ylber Ramadani, Taulant Seferi dhe Arbnor Mujën.

Në postim e ka thumbuar edhe ish-futbollistin e kombëtares Klodian Duron, i cili dje tha se Batatina nuk e di a është president apo trajner i skuadrës, raporton Gazeta Enigma.

Duro ka drejtuar edhe skudrën e Gjilanit dhe Feronikelin.

“Klodian Duron e respektoj si lojtar, por si trajner e din ai sepse jemi ballafaquar me të dhe si kemi kaluar në ndeshje kur e ka kërkuar topin nga minuta e 10’ e nuk e ka gjetur në fushë”, ishte thumbimi i Batatinës drejtuar Duros.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë: /Gazeta Enigma/

Related Articles