Analisti Baton Haxhiu në emisionin “Pressing” të T7 ka thënë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla është kthyer e rraskapitur nga Amerika.
Ai ka treguar arsyen.
“Donika Gërvalla ishte në Amerikë për të kërkuar një lloj ndihme dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Amerikë, realisht, ajo nuk gjeti një përkrahje që Kosova të lëvizë nga pika zero politike që është në këtë moment. Meqë nuk kaloi Këshilli i Evropës, për disa ditë mbahet një samit i NATO’s në Bullgari, që së paku Kosova e ka pasur agjendën që të jetë si anëtar i asociuar në NATO, për t’ia hapë derën nga kjo mbyllje që është katandisur. Unë besoj që NATO është cështje e sigurisë, Kosova do ta ketë një prekje, do të jetë anëtar i asociuar në NATO, një lloj fillimi i marrëdhënieve të Kosovës me NATO’n. Por ajo cka ka ndodh me zonjën Gërvalla, tregon se ajo është kthyer e zhgënjyer, e rraskapitur nga kritikat që ka marrë në Amerikë, e sidomos në KS. Kjo do të thtoë që që nga korriku i vitit të kaluar, kur znj. Osmani u ofrua SHBA’së si njeriu i cili me personalitetin e saj dhe ndikimin te Kurti, do ta kryejë misionin për asociacionin dhe ajo e ka marrë mandatin për ta bërë këtë”, tha Haxhiu në “Pressing”.
Sipas tij pasi Gërvalla ka ardhur “e rraskapitur” nga Amerika, në sipërfaqe ka dalë “një aleat i ri i ndërkombëtarëve”. Ai tha se e ka fjalën për PDK’në.