Kamberi: Ambasadorët i rikonfirmuan qëndrimet e tyre për anëtarësim të Kosovës në KiE

Kamberi: Ambasadorët i rikonfirmuan qëndrimet e tyre për anëtarësim të Kosovës në KiE

Analisti, Belgzim Kamberi, ka thënë se ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai francez në Kosovë, Olivier Guérot në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, janë të gatshëm ta trajtojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) por sipas tij, të njëjtit e rikonfirmuan qëndrimin e tyre se nuk anëtarësim në KiE nëse nuk dërgohet draft-statuti në Gjykatë Kushtetuese.

“Kjo mendoj që është një mesazh për Qeverinë e Kosovës e cila sikur donte të thonte se ne jemi të gatshëm të bëjmë një draft-statut tjetër dhe të dy ambasadorët e rikonfimuan që nuk janë të interesuar për këtë qëndrim”, ka thënë Kamberi.

Kamberi ka thënë se këta ambasdorë e konfirmuan “ngërçin” që ekziston mes QUINT-it dhe Qeverisë së Kosovës, derisa ka theksuar se Rohde dhe Guerot vazhdojnë të kenë qëndrime të njëjta.

Sipas tij, do të vazhdojmë të jemi në këto pozicione deri në zgjedhje të reja.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka shpejguar në “Debat Plus”, se cfarë nënkuptojnë me koordinim dhe pse është i rëndësishëm për ta.

Related Articles