Bayern Munich ka shënuar fitore si mysafir i Darmstadt me rezultat 5-2 në kuadër të javës së 26-të të Bundesligës.
Ndeshja ishte e hapur që nga fillimi, me të dy skuadrat që kishin mundësi për gol.
Por të parët arritën të shënonin vendasit, kur në minutën e 26-të, Tim Skarke shënoi për 1-0.
Bayern Munich reagoi shpejtë, pasi pas tetë minutash barazoi shifrat në 1-1 me golin e Jamal Musiala (1-1).
Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Harry Kane që shënoi për 2-1.
Me të filluar pjesa e dytë, bavarezët arritën të shtonin epërsinë në 3-1, me Musialan që shënoi golin e dytë personal.
Në minutën e 74-të, ishte radha e Serge Gnarbryt që gjeti rrjetën vetëm tre minuta pasi u fut në fushë.
Por Bayern nuk u ndal dhe në minutën e tretë shtesë, Mathys Tel arriti të shënojë për 5-1.
Oscar Vilhelmsson arriti të shënojë golin e dytë për vendasit që ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes për 5-2.
Me këtë fitore Bayern Munich ka 60 pikë, shtatë më pak se Bayer Leverkusen që është në vendin e parë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.