Trajneri Julian Nagelsmann do të largohet nga RB Leipzig në fund të këtij sezoni 2020/21.
Julian Nagelsmann do të emërohet trajneri më i ri i FC Bayern Munchen.
Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Bundesligas përmes rrjeteve sociale.
“33-vjeçari do të jetë trajneri i ri i FC Bayern Munchen nga 1 korrik 2021”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Trajneri i RB Leipzig do të firmos kontratë pesë-vjeçare me kampionin e Bundesligas me një vlerë prej 25 milionë eurove (përfshi bonuset).
33-vjeçari do ta zë vendin e Hansi Flick, i cili do të largohet nga ‘Allianz Arena’ në fund të këtij sezoni.
Kujtojmë që Nagelsmann karrierën për trajner e nisi te skuadra gjermane, Hoffenheim.