Bayern Munichu e ka nisur sezonin mbarë, duke fituar Superkupën e Gjermanisë.
Bavarezët mposhtën 2-1 Stuttgartin, për të marrë trofeun në duar.
Pas vetëm 18 minutash lojë, Harry Kane kaloi Bayern Munichun në epërsi.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua edhe dy gola tjerë.
Luis Diaz debutoi me gol në këtë kup, pasi realizoi për 2-0 në minutën e 77-të.
Jamie Leweling (90+3′) realizoi për 2-1 për Stuttgartin, por tashmë ishte vonë, pasi kishin mbetur vetëm edhe pak sekonda lojë.
Ky është një fillim i mbarë për Vincent Kompanyn dhe ekipin e tij, para startit në Bundesligë.