BBC shkruan për ndeshjen e sotme: Kosova në eufori derisa ëndërron historinë e Kupës së Botës

BBC shkruan për ndeshjen e sotme: Kosova në eufori derisa ëndërron historinë e Kupës së Botës

Mediumi britanik BBC i ka kushtuar një artikull rrugës së Kosovës drejt Kupës së Botës, transmeton Gazeta Enigma.

BBC shkruan se dhjetë vite më parë Kosova kurrë s’kishte pasur mundësi të luante një ndeshje kualifikues, derisa tani janë vetëm 90 minuta larg historisë.

“Dhjetë vjet më parë, Kosova nuk kishte luajtur kurrë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, tani ata janë 90 minuta larg kualifikimit për finalet e kësaj vere”.

 “Fitorja dhe Kosova që renditet e 78 në renditjen botërore, do të arrijnë në Kupën e Botës me 48 vende në SHBA, Kanada dhe Meksikë”, shkruan tutje BBC.

Meidumi britanik ka përmendur edhe interesimin e madh për ta parë ndeshjen, duke shkruar se shumë njerëz do të mbesin për ta shikuar në televizion.

“Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e mbushur plot Fadil Vokrri në kryeqytetin e Prishtinës – megjithëse shumica e njerëzve do të mbeten duke e shikuar në televizion”, shton BBC.

BBC shkruan se Kosova ishte lejuar që të luante ndeshjen e saj të parë nga FIFA në mars të vitit 2014 me një barazim 0-0 me Haitin. Derisa ndeshja e dytë zyrtare ndërkombëtare ishte kundër kundërshtares së së martës, Turqisë, e cila fitoi me rezultatin 6-1.

“Më 5 shtator 2016, Kosova luajti ndeshjen e saj të parë kualifikuese për Kupën e Botës dhe barazoi 1-1 në Finlandë, por kjo u pasua nga nëntë humbje radhazi, pasi Kosova përfundoi e fundit në grup, duke shënuar vetëm tre gola në 10 ndeshje”, shkruan BBC.

Megjithatë mediumi britanik thekson se Kosova ishte përmirësuar shpejt, pasi kishte arritur të marrë disa lojtarë nga vende evropiane si Gjermania, Zvicra e Suedia.

 “Në kualifikueset e Euro 2020, ata morën kryesimin në një ndeshje jashtë fushe kundër Anglisë përpara se të humbnin 5-3, por përfunduan të tretët dhe u mposhtën nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalet e play-off-eve.Lojtari yll i Kosovës është golashënuesi rekordmen Vedat Muriqi, me 32 gola në 67 ndeshje ndërkombëtare dhe 18 të tjerë për ekipin spanjoll të La Ligës Mallorca këtë sezon”, shkruan BBC.

Sipas BBC “Turqia dëshiron të dijë gjithçka për Muriqin, meqë ka shënuar 17 gola në ligë për skuadrën turke Rizespor, dhe 15 gola me Fenerbaçen në sezonin e radhës”.

Related Articles