BE-ja dhe Qeveria ndajnë 45 bursa të reja për studime master në Evropë për të rinjtë nga Kosova

BE-ja dhe Qeveria ndajnë 45 bursa të reja për studime master në Evropë për të rinjtë nga Kosova

45 bursa të reja ndahen nesër në Prishtinë nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime master në BE për të diplomuarit rishtazi dhe nëpunës civilë nga Kosova.

“45 bursat ndahen në kuadër të programit Young Cell Scheme (YCS) të bashkëfinancuar nga BE-ja, i cili funksionon që nga viti 2004 dhe nga i cili deri më tani kanë përfituar 364 të reja e të rinj.

Synimi i programit është përmirësimi i punës së administratës publike të Kosovës dhe cilësisë së shërbimeve që ajo u ofron qytetarëve, duke mbështetur arsimimin e lartë të nëpunësve civilë aktualë dhe të ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Në këtë ngjarje do të flasin ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

“Mediat ftohen nesër, e martë, 7 mars 2023, në ora 11:00 të përcjellin ngjarjen në Kino Armata në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Related Articles