Të enjten dhe të premten në Bruksel do të zhvillohen takimet e radhës të grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e tabelave të veturave.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, duke konfirmuar për datat ka thënë se është përgjegjësi e të dyja palëve që të gjejnë zgjidhjen.
“Duam që ata të arrijnë progres deri më 21 prill. Çfarëdo marrëveshje rreth tabelave kërkon fleksibilitet dhe kompromis politik”, u shpreh Stano.
Për BE-në marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për targat e veturave kërkon urgjencë për gjetjen e një zgjidhjeje që u përshtatet të dyja shteteve.