BE-ja ndan miliona euro ndihma humanitare për Turqinë dhe Sirinë

BE-ja ndan miliona euro ndihma humanitare për Turqinë dhe Sirinë

Bashkimi Evropian ka ndarë 5.5 milionë euro ndihma humanitare për Turqinë dhe 10 milionë euro për Sirinë për t’iu përgjigjur nevojave imediate të popullsive të prekura nga tërmeti”, sipas Komisionit Evropian.

Në veçanti ndaj Turqisë, janë përfshirë 18 vende anëtare që kanë ofruar si ndihmë miliona artikuj, përfshirë pajisje strehimi, soba, gjeneratorë, mobilie, pajisje furnizime, komplete higjienike, ushqime dhe veshje të ngrohta.

Pesë vende të tjera, përfshirë Italinë, kanë dërguar ekipe mjekësore, raporton ATSH.

Janë grumbulluar për të shkuar drejt Turqisë 2 000 tenda dhe 8 000 shtretër, 500 njësi banimi, 2 500 shtretër e tjerë.

Për Sirinë, fluturimi i parë me ndihma humanitare do të mbërrijë sot.

Bashkimi Evropian do të dorëzojë tenda dimërore, soba, komplete kuzhine, pajisje higjienike e tjerë për njerëzit e prekur nga tërmeti.

Dymbëdhjetë vende të BE-së kanë ofruar ndihmë në natyra për popullatën siriane nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Ndihma po dërgohet përmes qendrave të Bejrutit dhe Gaziantepit. Disa avionë nga Rumania tashmë ka mbërritur në Bejrut dhe Gaziantep.

Related Articles