BE-ja ndanë çmime për gazetari hulumtuese, këta janë gazetarët që u shpërblyen

BE-ja ndanë çmime për gazetari hulumtuese, këta janë gazetarët që u shpërblyen

Bashkimi Evropian ka ndarë sërish çmimet për gazetari hulumtuese.

Kreshnik Gashi dhe Behar Mustafa janë shpërblyer me çmimin e parë për gazetari hulumtuese, për hulumtimin e tyre për korrupsionin në nivel lokal e qëndror që mundësoi qinda ndërtime ilegale në zonën e mbrojtur në Brezovicë.

Vendin e dytë pë gazetari hulumtuese e moti Alberta Hashani nga Betimi për Drejtësi, për hulumtimin “Si ish-prokurori Metush Biraj dyshohet se mori ryshfet për të dështuar aktakuzën për 130 kilogramë marihuanë”, pas të cilit, ish-prokurorit Biraj iu ngrit aktakuza për korrupsion.

Ndërsa në vendin e tretë gazetarja e K2.0, Dafina Halili, me artikullin “Ngacmimet seksuale kalojnë pa u ndëshkuar në Universitetin e Prishtinës” dhe redaktorja e lartë e K2.0, Aulonë Kadriu si dhe gazetari, Dardan Hoti me artikullin “Nëse dalin videot, unë kam m’i hupë krejt”. /Gazeta Enigma

Related Articles