Është publikuar deklarata e përbashkët pas mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Në këtë deklaratë thuhet se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po i pengon të dy partnerët.
BE-ja bëri thirrje për zbatim të marrëveshjeve të arritura në dialog, “në veçanti Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Shtojca e saj”.
“BE-ja rikujton se një parakusht për mbështetjen në kuadër të Instrumentit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor është që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, thuhet tutje në këtë pikë të deklaratës. /Gazeta Enigma