BE: Kosova duhet të përparojë me reforma në qeverisje lokale

BE: Kosova duhet të përparojë me reforma në qeverisje lokale

Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka njoftuar të mërkurën se ka biseduar me ministrin e e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, mbi rolin që kanë komunat në zbatimin e planit të BE-së për ekonomi dhe investime, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai përmes një postimi në Twitter tregoi që BE-ja ka nisur edhe asistencën për Kosovën në këtë drejtim.

“Diskutuam më ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, për rolin e komunave në zbatimin Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së. Ndihma të konsiderueshme janë rrugës. Kosova duhet të përparojë me reforma”, ka shkruar ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles