BE zotohet se do përkrah projektin e zgjerimit të ngrohtores në Prishtinë

BE zotohet se do përkrah projektin e zgjerimit të ngrohtores në Prishtinë

Reduktimi i humbjeve termike në rrjet dhe përmisimet e tjera në rrjet për 25 mijë familje, shkolla dhe kopshte, disa fakultete dhe ndërtesa të tjera publike, si dhe sektorin tregtar, kanë qenë disa nga rezultatet e projektit “Rehabilitimi i Nxemjes Qendrore në Prishtinë”.

Në prezantimin e rezultateve të këtij projekti, i pranishëm ka qenë edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szyoung, i cili tha se ky ka qenë një projekt shumë i rëndësishëm.

Ai tha nga projekt përfituan shumë njerëz, ndërsa premtoi se BE-do të përkrahë projektin për zgjerimin e ngrohtores së qytetit.

“Nevoja për një projekt te tillë ka qenë shumë e nevojshme, dhe ku kanë përfituar shumë njerëz, me një projekt nga BE-ja me një shifër prej 6 milionë euro. BE do vazhdojë që gjithmonë të kontribuojë vazhdimisht me ndihma të ndryshme në përmirësimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë, dhe duke zvogëluar energjinë termike, pasi ky projekt ka zëvendësuar  8 kilometra te gypave. 17.7 milionë do të shfrytëzohen për zgjerimin e ngrohjes së qytetit” tha ai.

Ndërsa, drejtori i Termokosit, Arsim Fetahu tha që është i lumtur për prezantimin e rezultateve të këtij projekti dhe bashkëpunimit me BE-në. “Bashkëpunimi i Termokosit me BE, është një ndër projektet më të rëndësishme të energjisë në vend. Ky realizim i suksesshëm ka bërë që të vazhdojë tutje edhe me projekte tjera, ku si rezultat edhe në këtë objekt që jemi furnizohet me ngrohje dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur” ka thënë Fetahu.

Related Articles