Ylli i muzikës, Bebe Rexha u largua me shpejtësi nga skena gjatë një koncerti të shtunën, pasi u godit në kokë nga një telefon i hedhur nga një fans, raporton BBCNews, transmeton Gazeta Enigma.
Bebe Rexha, e cila po performonte në New York, u rrëzua në gjunjë kur telefoni goditi kokën e saj.
Ajo u përcoll më vonë nga vendi i ngjarjes, me sa duket ende me dhimbje, me duart e saj të shtrënguara në fytyrë.
Këngëtarja, hitet e së cilës përfshijnë I’m Good (Blue) dhe Meant To Be, ende nuk e ka adresuar incidentin.
Webfaqja e thashethemeve Pop Base citoi nënën e saj të thoshte se këngëtarja mori trajtim mjekësor dhe kishte nevojë për tre qepje. /Gazeta Enigma