Befason hulumtimi, burrat nuk vendosin për shitblerje pa gratë! (VIDEO)

Befason hulumtimi, burrat nuk vendosin për shitblerje pa gratë! (VIDEO)

Për vendimmarrje në aspektin ekonomik në familjet në zonat rurale në Kosovë, të enjten u prezantua edhe një hulumtim nga instituti Riinvest i ndihmuar nga organizata të huaja.

Kujdesi për familjen, punët shtëpiake, gatimi, ndarja e shpenzimeve, u konstatua se merren në 80 për qind të rasteve bashkërisht. Por, aty u tha se shteti nuk është se po bën edhe aq në këtë aspekt.

Në të u anketuan 1 mijë e 100 persona në zonat më të thella të dhjetë komunave të Kosovës.

Se vendimet i marrin së bashku thanë edhe Kadri e Havushe Bunjaku nga Kishnica.

Këtë deklaruan se e bëjnë që prej kurorëzimit të tyre tash e mbi dy dekada.

“Gjithkund është më mirë me u dialogu në mes veti, sesa veç një person të merr vendimet. Qysh ka thënë populli, më mirë shohin katër ose gjashtë sy, sesa dy”, tha Kadriu. Ndërsa bashkëshortja thotë se gratë në përgjithësi në zonat më rurale të vendit kanë ngecje në një aspekt kur është në pyetje vendimi final.

“Te vendimet më madhore, gruaja është më e ngecur. Te vendimet e harxhimeve të shtëpisë, i marrim të përbashkëta”, shtoi ajo./Gazeta “Enigma”/

Related Articles