Befason Starova: Giresse ishte trajner i mirë, u habita pse u shkarkua

Befason Starova: Giresse ishte trajner i mirë, u habita pse u shkarkua

Një prej trajnerëve më të mirë në Shqipëri, Sulejman Starova ka qenë pjesë e emisionit ‘A PLAY’ në ATV.

Starova në ‘A PLAY’ e ka komentuar paraqitjen e lojtarëve të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 dhe ka befasuar duke thënë që Giresse e meritonte të vazhdonte me qenë trajner i kombëtares së Kosovës.

Kosovës i ka munguar fati. Duke e parë ndeshjen në Izrael, ishte një moment kur Rashica humbi portën bosh. Trajneri ishte aty i pafajshëm, pasi që Kosova kishte shumë raste. Giresse pa dyshim që do duhej të vazhdonte me kombëtarën e Kosovës. Kosova ka luajtur shumë mirë. Kosova gaboi me largimin e tij’ tha Starova.

Kur jemi te Giresse, francezi ishte larguar nga Kosova menjëherë pas humbjes nga Bjellorusia.

Related Articles