Begaj për kalimin e Raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE: Arritje e merituar

Begaj për kalimin e Raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE: Arritje e merituar

Këtë të mërkurë ka kalua pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës që është mbajtur në Francë të Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci.

Në lidhje me këtë ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili tha se kjo është arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

“Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane”, shkroi Begaj.

Nga pjesëmarrësit, 31 vende votuan pro, katër kundër e që në mesin e tyre ishin Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja, ndërsa një vend abstenoi e që ishte Greqia.

Related Articles