Begaj përmend punët që bëri Papa Françesku për Shqipërinë e Kosovën

Begaj përmend punët që bëri Papa Françesku për Shqipërinë e Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, teksa po merr pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, në sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan, ka përkujtuar punën që bëri Ati i Shenjtë  për Shqipërinë e Kosovën.

Begaj, në një postim në Facebook, vlerësoi kur Papa Françesku zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë evropian për ta vizituar më 21 shtator 2014, pastaj e shpalli të shenjtë Nënë Terezën më 4 shtator 2016, dhe dha një kontribut të lartë për popullin shqiptar.

“Papa që zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë evropian për ta vizituar më 21 shtator 2014, shpalli Shenjte Nënë Terezën më 4 shtator 2016, nënshkroi dekretin për lumnimin e 38 martirëve të parë shqiptarë të komunizmit më 5 nëntor të po atij viti, duke shtuar edhe dy të tjerë më 16 nëntor 2024, si dhe ngriti Dioqezën e Prishtinës dhe të Prizrenit”, shkroi Begaj.

Related Articles