Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Shaip Kamberin për rizgjedhjen deputet në Parlamentin e Serbisë.
Begaj, theksoi se mbështetja nga ana e Shqipërisë nuk do t’i mungojë.
“Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë”, shkroi Begaj.
“Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime. Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë! Suksese!”.