Begaj uron Kurtin për mandatin e ri në krye të Qeverisë

Begaj uron Kurtin për mandatin e ri në krye të Qeverisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të enjten e ka uruar Albin Kurti për mandatin e ri në krye të Qeverisë së re, raporton Gazeta Enigma.

“I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovë”- ka thënë Begaj në Facebook.

“Shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara. Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë tuaj dhe bashkëkombësit tanë”- ka shkruar presidenti Begaj.

Related Articles