Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka bërë homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Izbicës.
Nura në facebook ka shkruar se pikërisht kjo masakër, është një nga dëshmitë më të forta të përpjekjes serbe për shfarosjen e popullit shqiptar të Kosovës.
“U qofshim fal të gjithë atyre që nuk kursyen jetën për Kosovën tonë”, ka shkruar ndër të tjera ai.